Informim mbi Karten e Bolonjes

Nje nder aktivitetet e kryera nga organizata Walk Together, eshte edhe nje tur informues mbi Karten e Bolonjes. Ne ditet tona shume shkolla , uiversitete , ne shqiperi  kane hyre  ne procesin e akreditimit duke zbatuar Karten e Bolonjes, megjithate c’eshte ky proces ?

Kur nje nxenes , vendos mbi universitetin qe ai do te ndjeke , eshte e rendesishme qe ai te jete i mireinformuar mbi te dhenat e ketij universiteti , kjo eshte e rendesishme per te , pasi eshte nje gje qe ndikon drejtepersedrejti mbi te ardhmen e tij.

Pikerisht per ti dhene kete informacion studenteve te ardhshem por edhe atyre qe tashme studiojne ne shkolla te akredituara por qe skane informacion, kryem nje aktivitet, nje tur ne qytete te ndryshme . Ne gjimnazet kryesore te qyteteve me te medha te vendit si Tirana, Durresi dhe  Fieri  duke shprerndare informacione te rendesishme mbi Karten e Bolonjes dhe Akreditimin e Universiteteve.

Karta e Bolonjes dhe akreditimi i universitetit , jane nje tregues i drejtperdrejt i standardeve qe ky universitet permbush , kushteve , pedagogjise , avantazheve qe ai ofron. Sistemi i krediteve ben njohjen e nje universiteti. Cdo dege , ka nje sere lendesh te cilat duhet qe studenti ti marre per te bere te mundur diplomimin, dhe cdo lende vleresohet permes notes por edhe permes numrit te krediteve , qe jane i jepen kesaj lende nisur nga disa te dhena te saj, si psh volumi dhe rendesia e kesaj lende.

Ne kuadrin e percaktimit te standardeve te Kartes se Bolonjes , standardeve qe cdo universitet duhet te mbushe , dhe ne cfare konsiston sistemi i akreditimi, u organizuan takime me nxenesit , ku Z.Ermal Yzeiri , Z.Edison Frangu dhe Znj.Anjeza Doko shpjeguan secili pjese te rendesishme te sistemit , dhe ju pergjigjen gjithe pyetjeve te shumellojshme te nxenesve .

Per realizimin e ketij aktiviteti na erdhi ne ndihme edhe nje anketim qe kishim kryer me pare ne keto shkolla , per te pare sa kishte qene informacioni real qe nxenesit kishin dhe cilat ishin pikat ku do te perqendroheshim me shume.

Zgjedhja e nje universiteti te pershtatshem , eshte nje nga zgjedhjet me te rendesishme te jetes , prandaj , cdo nxenes ne kete pike duhet te kete  informacionin e nevojshem qe te beje zgjedhjen e duhur .Pikerisht duke gjykuar nga sa delikat eshte ky moment , ne si organizate e kemi ndier te rendesishme qe ti qendrojme prane te rinjve ne kete vendim te rendesishem , ne menyre qe ata te gjithe te bejne zgjedhjen me te mire duke marre parasysh te gjitha opsionet.

nga Gledis Kallogjeri

Comments are closed.