Home » Activities » Drite mbi te Drejtat

Drite mbi te Drejtat

Nje fushate sensibilizimi,me slloganin  “Jeto shendetshem”  kete rradhe ne shkollen tone kishte nje kohe zgjatje me te madhe,jo vetem me1 dhjetor,ku ne hollin e shkolles u realizua konkursi me postera dhe ese,por edhe me aktivitete te tjera ,ku kulmuan me dt 20 dhjetore.Ne nje nga ambjentet e shkolles,u organizua nje takim I vecante I cili do te mbyllej ne fund me nje furi duartrokitjesh dhe mirenjohje per forcen njerezore qe di te sfidoje dhimbjet me te forta ne emer te dashurise per jeten. Ne kete forum rinor me te rinj te gjimnazet tone “A.Z.Cajupi”,”Qemal Stafa”,”Myslym Keta” me mbeshtetje te UNICEF,do te zhvillonim jo me nje ore mesimi tradicional mbi informacione ne lidhje me HIV-SIDA,por nje bashkebisedim me nje person real,nje shembull i gjalle i atij realiteti ne vendin tone, qe perfshin personat e infektuar dhe te semure.Kjo fushate sensibilizuese ,nisi me paraqitjen e nje vidjoje, ku tregohej historia e nje te riu ,i cili per shkak te mos marrjes se masave mbrojtese ndaj viktimizimit te ketij virusi me ane te rrugeve seksuale ,u kthye ne nje viktim.Pas kesaj vidjoje qe zgjati per pak minuta nje nga te ftuarat ne takim filloi te na fliste me gjere rreth virusit HIV-SIDA.Te gjithe nxenesit e degjonin me vemendje dhe plote kureshtje, por asnjeri nuk arriti te kuptonte se c’mbarte mbi vete ajo zonje fisnike ,e cila plot guxim ,shpres dhe deshire per te na mesuar me shume rreth masave mbrojtese nuk kish frik te rrefente se ishte dhe ajo nje viktim e ketij perbindeshi.Dhe pse ky rrefim ishte i papritur askush nga nxenesit nuk u step,por me nje ndjenje kur eshte akoma me te madhe ,drejtonin pyetje nga me te ndryshmet per te ditur me shume.Pas kesaj bisede nxenesit bashkangjitur edhe drejtoresha e shkolles znj Lumturi Cela , mesuesja Ina Kasimati ,shprehen dashamirsine dhe mesazhet e tyre drejtuar kesaj zonje e cila u kthye ne nje model per te gjithe ne.Ajo zonje na mesoj se tek njeriu gjendet forca mbi te natyrshmen per te thyer kornizat e fatit,se cdo njeri mund te gjej forcen brenda vetes per ti treguar botes se mund t’ia dal mbane.Ne fund te takimit u publikua libri me ese dhe postera’Drite mbi te drejtat” mbeshtetur nga UNICEF dhe organizata”Walk Together” dhe u ndan cmimin per posterin dhe esen me te mire.Per esen me te mire me cmim te pare u vlersua nxenesja e gjimnazit”A.Z.Cajupi” Sajmira KOPANI dhe vend te dyte Xheni ELEZI nxenese e gjimnazit”Myslym Keta” dhe studentja  e fakulteti te drejtesise Jeta DEDA.Cmimin e posterit me te mire e mori Erjola PERRALLAJ ,nxenese e gjimnazit”Qemal Stafa”.Dhe pse ora kish kaluar pa u ndjere ,askush nga ne nuk u largua pa  I dhene nje shtrengim dore mikes sone .

Gloria SHEHAJ

Leave a Reply

Your email address will not be published.