Home » DRITE MBI TE DREJTAT – Projekt i mbeshtetur nga UNICEF Tirana

DRITE MBI TE DREJTAT – Projekt i mbeshtetur nga UNICEF Tirana

Drite mbi te Drejtat

Botimi eshte mbeshtetur nga UNICEF TIRANA ne kuadrin e Dites Nderkombetare te luftes kunder AIDS.

“LIGHT FOR RIGHTS”

20 Dhjetor 2010

Fushate nderkombetare e sensibilizimit Hiv/AIDS 2010,
Nen Kujdesin e I.SH.P
Nen Kujdesin e WALK TOGETHER


Nje fushate sensibilizimi,me slloganin “Jeto shendetshem” kete rradhe ne shkollen tone kishte nje kohe zgjatje me te madhe,jo vetem me1 dhjetor,ku ne hollin e shkolles u realizua konkursi me postera dhe ese,por edhe me aktivitete te tjera ,ku kulmuan me dt 20 dhjetore.Ne nje nga ambjentet e shkolles,u organizua nje takim I vecante I cili do te mbyllej ne fund me nje furi duartrokitjesh dhe mirenjohje per forcen njerezore qe di te sfidoje dhimbjet me te forta ne emer te dashurise per jeten. Ne kete forum rinor me te rinj te gjimnazet tone “A.Z.Cajupi”,”Qemal Stafa”,”Myslym Keta” me mbeshtetje te UNICEF,do te zhvillonim jo me nje ore mesimi tradicional mbi informacione ne lidhje me HIV-SIDA,por nje bashkebisedim me nje person real,nje shembull i gjalle i atij realiteti ne vendin tone, qe perfshin personat e infektuar dhe te semure.Kjo fushate sensibilizuese ,nisi me paraqitjen e nje vidjoje, ku tregohej historia e nje te riu ,i cili per shkak te mos marrjes se masave mbrojtese ndaj viktimizimit te ketij virusi me ane te rrugeve seksuale ,u kthye ne nje viktim.Pas kesaj vidjoje qe zgjati per pak minuta nje nga te ftuarat ne takim filloi te na fliste me gjere rreth virusit HIV-SIDA.Te gjithe nxenesit e degjonin me vemendje dhe plote kureshtje, por asnjeri nuk arriti te kuptonte se c’mbarte mbi vete ajo zonje fisnike ,e cila plot guxim ,shpres dhe deshire per te na mesuar me shume rreth masave mbrojtese nuk kish frik te rrefente se ishte dhe ajo nje viktim e ketij perbindeshi.Dhe pse ky rrefim ishte i papritur askush nga nxenesit nuk u step,por me nje ndjenje kur eshte akoma me te madhe ,drejtonin pyetje nga me te ndryshmet per te ditur me shume.Pas kesaj bisede nxenesit bashkangjitur edhe drejtoresha e shkolles znj Lumturi Cela , mesuesja Ina Kasimati ,shprehen dashamirsine dhe mesazhet e tyre drejtuar kesaj zonje e cila u kthye ne nje model per te gjithe ne.Ajo zonje na mesoj se tek njeriu gjendet forca mbi te natyrshmen per te thyer kornizat e fatit,se cdo njeri mund te gjej forcen brenda vetes per ti treguar botes se mund t’ia dal mbane.Ne fund te takimit u publikua libri me ese dhe postera’Drite mbi te drejtat” mbeshtetur nga UNICEF dhe organizata”Walk Together” dhe u ndan cmimin per posterin dhe esen me te mire.Per esen me te mire me cmim te pare u vlersua nxenesja e gjimnazit”A.Z.Cajupi” Sajmira KOPANI dhe vend te dyte Xheni ELEZI nxenese e gjimnazit”Myslym Keta” dhe studentja e fakulteti te drejtesise Jeta DEDA.Cmimin e posterit me te mire e mori Erjola PERRALLAJ ,nxenese e gjimnazit”Qemal Stafa”.Dhe pse ora kish kaluar pa u ndjere ,askush nga ne nuk u largua pa I dhene nje shtrengim dore mikes sone .

Gloria SHEHAJ


267748_236835023003463_7061873_n 267791_236837239669908_26483_n 267828_236836859669946_2098212_n 268105_236837033003262_7480672_n 268450_236835863003379_4809676_n 269140_236834879670144_3672004_n 269468_236835513003414_3836602_n 269471_236834626336836_3122963_n 269493_236836006336698_8006576_n 269802_236835599670072_7516848_n 269954_236835306336768_4636574_n 270498_236837533003212_7601894_n 270758_236834533003512_676559_n 271134_236835213003444_4634768_n 281307_236837693003196_6690757_n 281584_236837749669857_1258613_n 281763_236836129670019_1962869_n 282094_236834443003521_8297901_n 282121_236836346336664_945479_n 282164_236835953003370_2171023_n 282470_236836493003316_7979330_n 283194_236834326336866_7734685_n 283296_236835119670120_6295971_n 283535_236837716336527_2490816_n 284511_236834233003542_3056192_n 284833_236835409670091_1738078_n 284842_236836653003300_5478222_n 285328_236837419669890_3145682_n 285389_236834743003491_2866510_n 285532_236836946336604_5543289_n


Leave a Reply

Your email address will not be published.